Kabineti i presidentes së re këtë javë ka bërë një riorganizim të fotografive që kanë ekzistuar në Presidencë dhe ka sjell disa fotografi të reja.
Ajo që bie në sy nga fotografitë e publikua nga stafi i presidentes është vendosje në ballë të zyrës të kryeveprës se babait të presidentes Justin Shiroka-Pula.
“Rozeta”, kryevepra e Simon Shirokës, ka zënë vendin e Deklaratës së Pavarësisë.
Sipas një njoftimi të Galerisë së Arteve të Kosovës, kjo vepër e lidh traditën dhe inovacionin nëpërmjet përdorimit të filigranit.
“Rozeta e Simon Shirokës e lidh traditën dhe inovacionin nëpërmjet përdorimit të filigranit, një formë e artit tradicional që nënkupton përdredhjen dhe bashkimin e fijeve të holla metalike në modele të ndërlikuara. Kjo rozetë, e cila në historinë shqiptare shërben si motiv pasurie, përmban atë që duket si një figurinë ballkanike, neolitike me krahë të shtrirë dhe në kontekstin e kësaj ekspozite, evokon rrumbullakësinë e pjatës së tepsisë, e cila shfaqet në veprën e paraqitur të Semâ Bekirovicit, e prezantuar në të njëjtën dhomë”, thuhet në një njoftimin e Galerisë së Arteve.
Përveç lëvizjes së deklaratës së pavarësisë, Presidenca ka zhvendosur edhe fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Zhvendosja e këtyre fotografove ka nxite reagime të shumta.
Më e ashpra ka qenë LDK-ja. Përmes një reagim, kjo parti i ka kërkua presidentes që të rikthejë fotografinë e Rugovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë, të vendosura përkatësisht nga Presidentja Osmani dhe Presidenti Sejdiu. Presidenca është institucion shtetëror ku nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar ai. Fotografia e Atit Themelues të Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë kanë domethënie historike e shtetërore. Trajtimi i tyre si elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe i papranueshëm”, thuhet në reagim.
Më pas, presidenca ka qartësuar fotografia e Rugovës vetëm është zhvendosur në një kënd tjetër.
Përmes një reagimi, Presidenca ka mohuar këto pretendime, duke bërë të ditur se fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë vazhdojnë të jenë në ambientet e saj.
“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në sqarimin e Presidencës.



