Juriste me përvojë në Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe eksperte e proceseve zgjedhore, McCormick ka shërbyer edhe në Ambasadën amerikane në Bagdad, ku ka mbikëqyrur zgjedhjet parlamentare në Irak. Ajo është emëruar më parë nga Barack Obama në Komisionin Amerikan për Asistencë Zgjedhore, të cilin e ka drejtuar dy herë.
Uashington, 10 nëntor – Christy McCormick nga Kalifornia është propozuar për postin e ambasadores së jashtëzakonshme dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. McCormick është një juriste amerikane me përvojë shumëvjeçare në administratën federale, në mbrojtjen e të drejtave të votimit, organizimin dhe mbikëqyrjen e zgjedhjeve, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit. Gjatë karrierës së saj ka mbajtur pozita të rëndësishme në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Komisionin Amerikan për Asistencë Zgjedhore dhe Ambasadën e SHBA-së në Irak, shkruan gazeta KOHA.



