Sharr publikon cover-in e këngës “Akoma të du” të Bertan Asllanit

Banori i “BBVK” e këngëtari Sharr vjen me një projekt të ri muzikor, duke publikuar cover-in e këngës “Akoma të du”, të njohur nga repertori i Bertan Asllanit.

Ky interpretim i ri vjen nën realizimin e SBS Entertainment, ndërsa për anën vizuale është kujdesur Roland Blakaj.

Në këtë projekt, Uron Esati mban rolin e drejtorit kreativ (Creative Director), ndërsa producent ekzekutiv është Jetmir Agaj.

Me këtë projekt, Sharr sjell një version të ri të një kënge të dashur për publikun, duke i dhënë asaj një interpretim të veçantë.