Rita Ora këndon këngën e filmit të ri për fëmijë

Rita Ora ka incizuar këngë për një film të ri të animuar.

Bëhet fjalë për prodhimin për fëmijë – ViQueen, shkruan IndeksOnline.

Rita është përkujdesur për tekstin e këngës dhe prodhimin e “The Current”, teksa në rrjete sociale po qarkullojnë prapaskenat e punës së saj.

Kënga është lansuar në faqen zyrtare të filmit, teksa filmi, prodhim norvegjez, do të dalë në kinema më 25 dhjetor.