Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur në komisionin për legjislacion se nuk ka dakordim ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Sipas saj, përkundër rikthimit në kuvend të kësaj çështjeje të shumëpritur, do të procedohet me votimin e të njëjtit version të ligjit, pa ndryshime të reja.
Miratimi i ligjit kalon me 61 vota.



