Aksident i rëndë trafiku në Tetovë, vetura godet një këmbësor 31-vjeçar

Një 31-vjeçar nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “29 Nëntori”, pasi është goditur nga një veturë e drejtuar nga një 69-vjeçar.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), aksidenti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 17:50, kur një veturë e tipit “Fiat Punto”, e drejtuar nga Z.U. (69) nga Tetova, ka goditur këmbësorin P.Z. (31), gjithashtu nga Tetova.

Nga përplasja, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, pas së cilës është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës.