Kryetari i Strugës: Krenar për suksesin e bizneseve shqiptare, kompanitë tona po avancojnë në tregun vendor dhe ndërkombëtar

Kryetari i Komunës së Strugës ka shprehur krenarinë për suksesin dhe zhvillimin e bizneseve shqiptare, me rastin e edicionit të 17-të të ngjarjes TOP 100™, e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP).

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka vlerësuar rrugëtimin dhe rritjen e bizneseve shqiptare, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe vizionit të ndërmarrësve.

Kryetari rikujtoi edhe angazhimin e tij dhjetëvjeçar në OEMVP, ku ka ushtruar detyrën e anëtarit, nënkryetarit dhe kryetarit të kësaj ode ekonomike.

Sipas tij, avancimi i vazhdueshëm i kompanive shqiptare dhe prania e tyre në listën TOP 100 dëshmojnë për potencialin ekonomik dhe zhvillimin e sektorit të biznesit shqiptar.

Ai theksoi se sfida e radhës mbetet zgjerimi i mëtejshëm i kompanive, përmes profesionalizmit, inovacionit dhe guximit për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.

“Krenar për atë që kemi ndërtuar, të përkushtuar për shumë më tepër!”, ka shkruar kryetari i Strugës në Facebook.

Ngjarja TOP 100™ përfaqëson një nga aktivitetet që vë në pah kompanitë më të suksesshme shqiptare dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut.

Akuzat e Gjykatës së Egjiptit janë të pabaza”! FRI paralajmëron padi dhe dëmshpërblime