lternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë po ruan epërsinë e saj të fortë në sondazhet e opinionit public, përpara bllokut konservator të kancelarit Friedrich Merz, sipas një sondazhi të publikuar të premten.
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, AfD do të merrte 28%, dy pikë përqindjeje më shumë se një javë më parë. Blloku konservator i Kristian Demokratëve të Merz dhe Bashkimit Kristian Social do të kishte 22%, një pikë më pak se sondazhi i mëparshëm.
Socialdemokratët – aktualisht në koalicion me konservatorët – janë gjithashtu një pikë poshtë, në 13%. Të Gjelbrit do të fitonin dy pikë përqindjeje dhe, me 15%, do të renditeshin të tretët. E Majta bie një pikë përqindjeje në 10%.
Sipas sondazhit, koalicioni qeverisës nuk do të mbante shumicën e vendeve në dhomën e ulët të parlamentit, Bundestag.
Për këtë sondazh, 1,297 votues të kualifikuar të përzgjedhur rastësisht u anketuan me telefon dhe në internet gjatë periudhës 10-12 nëntor./ DPA News.



