Arrestohet në Vlorë 64-vjeçari shqiptar, i dënuar në Itali me 4 vite burg për përdhunim?!

Një 64-vjeçar shqiptar, i dënuar me katër vite burg në Itali për veprën penale të marrëdhënies seksuale me dhunë, është arrestuar në Vlorë në kuadër të një operacioni policor të koduar “Strike 8”.

Shtetasi me inicialet A. B., banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Peruxhias në Itali.

Sipas Policisë së Shtetit, 64-vjeçari është lokalizuar dhe arrestuar në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku duhet të vuajë dënimin e shqiptuar nga drejtësia italiane.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet operative për vendndodhjen e personit të kërkuar.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, po vijon procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Arrestimi është pjesë e bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të dielën Maratona e Tiranës, këto janë rrugët që do të devijohen