Një helikopter Black Hawk në pronësi të Forcave të Armatosura të Jordanisë u rrëzua të mërkurën gjatë një stërvitjeje ushtarake, njoftoi ushtria.
Një burim ushtarak nga Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Jordanisë bëri të ditur në një deklaratë se ekipet e specializuara kishin reaguar ndaj incidentit dhe kishin marrë masat e nevojshme për përballimin e situatës.
Ushtria tha se siguria e personelit të saj mbetet përparësia kryesore, duke shtuar se informacione të tjera do të bëhen publike në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Nuk u dhanë informacione për viktima të mundshme apo për shkallën e dëmeve të helikopterit.


