Lufta hibride e Rusisë kundër Kosovës

PhD candidat: Gzim Rushiti

Rusia sëbashku me Serbonë paraqesin aktorët shetëtror më të rrëndëshishëm dhe më aktiv të
cilët po bëjnë luftë hibride kundër Kosovës. Lufta hibride e Rusisë e cila zhvillohet kundër
Kosovës është e orientuar sidomos në krijimin dhe shfrytëzimin për qëllimet e Rusisë të grupeve
të ndryshme lokale proxy që gjenden dhe veprojnë brenda Kosovës në mënyrë që të sigurohet
dhe të rritet ndikimi politik i Rusisë në Kosovë. Lufta hibride e Rusisë kundër Kosovës
gjithashtu bazohet edhe në shfrytëzimin dhe përhpjen e propagandës dhe lajmeve të rreme. Duke
përhapur lajme të rreme në Kosovë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO –s dhe
Bashkimit Evropian si dhe pro Rusisë, ajo synon që të ndikoj në orientimin dhe përcaktimin e
qartë dhe shumë të vendosur pro Perëndimit të popullit shqiptar të Kosovës.
Një vend shumë me rrëndësi në luftën hibride të cilën e zhvillon Rusia kundër Kosovës, zë
edhe përdormi i mediave të ndryshme online të cilat gjenden në Kosovë dhe shfrytëzohen për të
shpërndarë narrativa anti Perëndimit dhe pro Rusisë. Nëprmjet kanaleve të ndryshme në rrjetet
sociale dhe nëpërmjet portaleve të ndryshme Rusia mundohet që të ndikoj në ndryshimin e
mendimit tek opinioni publik në Kosovë, duke tentuar që ti paraqesë Perëndimin dhe proceset e
integrimit Euro-Atlantik të Kosovës si të dëshmshme dhe të këqija për vet Kosovën dhe duke u
munduar që ti paraqes si diçka e mirë për Kosovën mundësitë dhe alternativat të cilat i ofron
Rusia.
Lufta hibride e Serbisë dhe e Rusisë kundër Kosovës zë fill menjëherë pas shpalljës së
pavarësisë së Kosovës. Serbia shumë shpejt pas shalljes së pavarësisë së Kosovës më datë 17
shkurt 2008 nisi një fushatë të gjërrë diplomatike dhe propagandistike e cila kishte për qëllim që
të pengoj njohjen ndërkombëtare të Kosovës nga shtetet e tjera, fushatë kjo e kombinuar edhe me
elemente të luftës hibride si krijimi, financimi dhe shfytëzimi i strukturave paralele në veri të
Kosovës për qëllime të Serbisë dhe kundër interesave të Kosovës, lobime të fshehta në shtete dhe
institucione të ndryshme ndërkombëtare kundër njohjese së pavarëisë së Kosovës dhe me qëllim
delegjetimimin e pavarësisë së saj etj.

Luftën hibride të Serbisë kundër Kosovës në mënyrë të hapur dhe të vazhdueshme e ka
mbështetur edhe Rusia, në mënyra dhe forma të ndryshme dhe sidomos në forume dhe
institucione të ndryshme ndërkombëtare ku Rusia ka votën e saj dhe ndëgjohet zëri i saj si dhe
mund të shpreh dhe të ushtrojë ndikimin e vet për çështje të ndryshme globale dhe në rastin
konkret edhe për të uhtruar ndikim dhe presion mbi çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.
Bashkëpunimi midis Serbisë dhe Rusisë për të penguar njohjet ndërkombëtare të Kosovëë si dhe
format tjera të luftës hibride të cilat ato i përdorin kundër Kosovës, paraqesin luftë hibride
diplomatike dhe psikologjike të Serbisë dhe të Rusisë kundër Kosovës dhe institucioneve të saj.
Një segment shumë të rrëndësishëm të luftës hibride të Rusisë kundër Kosovës përbën edhe
desinformimi dhe lajmet e rreme të cilat Rusia i ka krijuar dhe i ka shpërndarë gjithmonë kundër
udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët për një periudhë kohore edhe kanë
qeverisur dhe drejtuar me Kosvën e pas luftës. Kulmi i propagandës së Rusisë dhe të Serbisë në
këtë drejtim u arrit me Raporti i Dick Marty-t, rapor ky i cili u bë shkas që më vonë çoi në
krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat në mnëyrë të padrejtë i gjykuan
dhe i dënuan disa nga krerët UÇK –së, duke përfshirë këtu edhe ish-Presidentin e Kosovës
Hashim Thaçi.
Një mundësi të mirë të cilën Rusia e shfrytëzon me mjaft mjeshtëri dhe në mënyrë shumë të
sukseshme për ti arritur qëllimet e saja jo vetëm në Kosovë por në të gjithë Ballkanin
Perëndimor, paraqet mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës dhe kjo paraqet në vetvete edhe
një metodë dhe instrument shumë të mirë të luftës hibride të Rusisë për të ndikuar proceset jo
vetëm në Kosovë por edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Prandaj Rusia është e interesuarr dhe punon fuqishëm për të ndikuar sidomos në Serbi që
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar
nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos arrihet të
nënshkruhet midis përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë, sepse arritja e kësaj marrëveshjeve
midis këtyre dy shteteve do të paqësonte marrëdhëniet bilaterale midis tyre si dhe do të
paqësonte edhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në mnëyrë
përfundimtare, e me këtë do ti hapte rrugë dhe do të përshpejtonte edhe proceset e integrimit në
strukturat Euro-Atlantike si të Kosovës poashtu edhe të Serbisë.