Vendoset tabela edhe në gjuhën shqipe në Mega Parkun e Butelit, Murseli: U përmbush një detyrim ligjor!

Pas reagimeve dhe kërkesave të vazhdueshme të këshilltarëve të BDI-së në Këshillin e Komunës së Butelit, tabela hyrëse e Mega Parkut tashmë është plotësuar edhe me mbishkrimin në gjuhën shqipe.

Këshilltari i BDI-së, Armend Murseli, theksoi se këtë duhej ta bënin Komuna e Butelit dhe Qyteti i Shkupit që në fillim, por në mungesë të veprimit institucional, këtë hap e ndërmorën vetë qytetarët.

Murseli rikujtoi se për këtë çështje kishin reaguar në vazhdimësi në Këshillin e Komunës, përmes mediave dhe rrjeteve sociale, si dhe kishin adresuar kërkesa pranë Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Atë që e bënë qytetarët, duhej ta bënin institucionet. Respektimi i gjuhës shqipe nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ligjor. Respekti për bashkjetesë nuk dëshmohet me fjalë, por me vepra!”, deklaroi Murseli.