Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë.
Sadiku tha se propozimin LDK e ka dhënë, duke e pyetur ku janë 66 votat tuaja.
LDK-ja ka deklaruar nëse LVV i siguron 66 vota mund ta propozojnë Vjosa Osamnin si kandidate për Presidente.
“Albini, propozimin e dhamë. Ku janë 66 votat tuaja? Për dy orë demagogji, nuk dëgjuam asnjë përgjigje konkrete. E vërteta është e thjeshtë: kërkon probleme, kërkon zgjedhje para zgjedhjeve pas zgjedhjeve, pa asnjë zgjidhje. Një kryeministër në detyrë që nuk arrin të kryejë punën me 51%”, ka shkruar Çitaku. /Gazeta Express

