As seanca e minutave të fundit, brenda afatit kushtetues, nuk ka prodhuar rezultat pozitiv sa i përket zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë marrëveshje me partitë opozitare për të siguruar 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Partitë opozitare kanë refuzuar të marrin pjesë në seancë, duke vlerësuar se veprimet e kryeministrit Albin Kurti, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, nuk kanë ofruar asnjë opsion serioz për shmangien e zgjedhjeve përmes zgjedhjes së presidentit, raporton faktiditor.info.
Si pasojë e kësaj situate dhe në përputhje me vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës, moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në shpërndarjen automatike të Kuvendit dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditësh.
Data e zgjedhjeve do të caktohet nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas konsultimeve me partitë politike./faktiditor.info

