E propozuara për presidente të Kosovës, Feride Rushiti, ka deklaruar se e ka pranuar kandidaturën me qëllim të mirë, për të vënë në shërbim përvojën dhe personalitetin e saj në funksion të bashkimit të partive politike.
Ajo, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, theksoi se do të vazhdojë të mbetet pjesë e shoqërisë civile dhe se nuk do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme. /faktiditor.info

