Kryetari i Lumir Abdixhiku ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve, duke akuzuar pushtetin se ka kërkuar “nënshtrim” në procesin për zgjedhjen e presidentit.
Përmes një reagimi publik, Abdixhiku theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka ofruar konsensus dhe bashkëpunim, duke përfshirë edhe propozimin e emrit të Vjosa Osmani për presidente, por sipas tij, kjo është injoruar nga shumica në pushtet.
Ai shtoi se LDK-ja ka dhënë edhe nënshkrimet e nevojshme, por sipas tij, kërkesa e fundit e pushtetit ka qenë “nënshtrimi”, gjë që, siç u shpreh, nuk mund të pranohej.
Abdixhiku kritikoi qasjen e shumicës ndaj presidentes aktuale, duke thënë se ajo është parë vetëm si “numër për kuorum”, ndërsa nga LDK-ja, sipas tij, është konsideruar si një përfaqësuese dinjitoze e Republikës.
Në fund, ai theksoi se dallimet politike do të vulosen nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë thirrje për bashkimin e qytetarëve për një Kosovë, siç tha ai, “normale, pa dramë dhe pa propagandë”.

