PD reagon pas akuzave të Tahirit: Pse nuk flet për “Eskobarin” dhe kërcënuesit e Llallës? Janë miqtë e tu…

185

 

tahiri-balili

Pas akuzave të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që njëri nga të shpallurit në kërkim për drogën e kapur dje në portin e Durrësit është miku i Lulzim Bashës, ka reaguar Partia Demokratike. Kjo e fundit i është përgjigjur ministrit duke i kërkuar që të reagojë për “Eskobarin” shqiptar Klement Balili dhe për kërcënuesit e kryeprokurorit Adriatik Llalla, që thuhet se janë miqtë e Saimir Tahiri.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Do të donim shumë që ky trafikanti te ishte në prangat e policisë duke dhënë sqarime edhe për aludimet miqesore të ministrit Tahiri. Por siç ka ndodhur deri tani çuditërisht trafikantet i shpëtojnë policisë. Flagrant është rasti i baronit të drogës Balilajt që shetit i lirë dhe nën mbrojtjen e Tahirit në Sarandë.

Nuk mund të fshihesh pas aludimesh dhe akuzash kaq ordinerë ti që je përgjegjësi kryesor i kthimit të vendit në hambar drogë dhe njeriu qe u jep mbrojtje të drejtperdrejtë trafikanteve të drogës, gjobvënesve dhe kriminelëve.

Sot në fakt po prisnim reagim tend ose të kryeministrit për kërcënimin që i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm. Thuhet se kërcenuesit janë miqtë e tu.

Urojmë dhe shpresojmë që institucionet përgjegjëse ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje të denjë për vendet ku sundon mafia dhe krimi.

Në rast se mendoni se me shpifje do ti mbyllni gojën opozitës, jeni të dështuar. Beteja totale kundër krimit, drogës dhe lidhjeve tuaja dhe të Edi Ramës me kartelin, sapo ka nisur.

Comments