Irak, 12 të vrarë 23 të plagosur në Tikrit

206
Sulmi i sotëm ishte i pari i këtij lloji në Tikrit, që është 150 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, prej se kontrollin ndaj tij e patën rimarrë militantët e Shtetit Islamik, në prill të vitit 2015.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Policia tha se një militant i kishte vrarë katër policë në pikën e kontrollit, para se ai të vritej nga të shtënat e policëve të tjerë.
Dy militantët të tjerë kishin vazhduar të lëviznin nëpër pikën e kontrollit deri në 7 kilometra të kufijve të qytetit dhe e kishin aktivizuar eksplozivin në makinën e tyre, duke i vrarë tetë persona dhe plagosur 23 të tjerë.
Comments