Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovo, Eman Rrahmani, ka ngritur shqetësime lidhur me shumën prej 355 milionë eurosh të ndara për organizatat joqeveritare gjatë pesë viteve të fundit.
Në një paraqitje në emisionin “DPT te Fidani”, ai deklaroi se këto mjete janë ndarë kryesisht nga buxheti qendror dhe përfshijnë pagesa nga institucione të ndryshme publike në periudhën 2021–2026.
Rrahmani theksoi se ka kërkuar të gjitha të dhënat lidhur me këto pagesa dhe se tashmë posedon një volum të madh dokumentesh, të cilat sipas tij janë duke u përpunuar nga një ekip i angazhuar për këtë çështje.
“Kam kërkuar të gjitha pagesat që janë bërë për organizatat joqeveritare që nga viti 2021–2026. Në kuadër të kësaj kërkese kam marrë shumë material, sepse kam angazhuar shumë persona për t’i përpunuar, për shkak se janë 355 milionë euro të ndara për OJQ-të nga të gjitha institucionet publike, për pesë vjet”, deklaroi ai.
Ai shtoi se do të angazhohet për të hetuar se ku kanë përfunduar këto mjete dhe në çfarë mënyre janë shpenzuar, duke kërkuar më shumë transparencë nga institucionet përgjegjëse.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur janë shtuar debatet publike mbi menaxhimin e parasë publike dhe financimin e organizatave joqeveritare nga shteti

