VIDEO/ Oficeri i policisë sulmohet nga dy pitbullë 

459

 

polici qente

Një oficer policie ka shpëtuar një person nga dy pitbullë të tërbuar, duke e hipur sipër makinës së patrullës.

Oficeri Barrett Storm po udhëtonte për në punë kur e ka një person duke vrapuar dhe bërtitur ndërsa qentë po e ndiqnin.

Ky person, i cili nuk është identifikuar, po vraponte duke tentuar ta mbrojë veten me një xhaketë.

Storm parkoi makinën dhe e vendosi viktimën mbi makinë duke u mbrojtur që të dy nga qentë. Ai tha se qentë ishin gati për ta sulmuar. “Ishin agresiv, po vraponin drejt nesh duke lehur,” tha ai.

“Në ato momente po mendoja vetëm si ta mbroja atë gjatë gjithë kohës,” shtoi ai.

Comments