S’ndalen tragjeditë në vendin e punës, një person humb jetën në Gjakovë

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditën e sotme, në Meqë të Gjakovës, ku një person ka ndërruar jetë.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, viktima ishte duke drejtuar kamionin, kur humbi kontrollin mbi të dhe mjeti transportues rrëshqiti, duke rënë mbi viktimën.

“Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të”, ka deklaruar Krasniqi.

Pas intervenimit të njësiteve policore, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, është konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

“Lidhur me rastin po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm nga policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, përfundoi Krasniqi./IndeksOnline/

By admin7