I kishte bërë Like komentin fyes ndaj Daut Haradinajt, Hakif Gashi kërkon falje
Hakif Gashi ka kërkuar falje publike ndaj deputetit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Daut Haradinaj, pas reagimeve lidhur me një pëlqim (“like”) që, sipas tij, i është bërë pa dashje një komentuesi në rrjetet sociale.
Në një reagim publik, Gashi ka thënë se ndjen keqardhje të thellë për rastin dhe ka theksuar se pëlqimi është bërë pa vetëdije, teksa po lexonte komentet.
Postimi plotë:
I nderuar
Zoti Daut Haradinaj ,
ndjej keqardhje te thelle dhe kerkoj falje publike
lidhur me rastin e evidentimit se kinse e paskam pelayer nje koment ndaj jush nga nje polic serb Ju siguroj dhe garantoj se nga kurreshtja per ta lexuar as qe e kam ditur se paskam bere “like” në kete fage !
Respekt te pa fund per ju dhe sakrificen e familjes suaj për LIRI.
P.s Shogeria e ngushte me kane njoftuar se as qe do
ta dije per kete veprim timin pa dashje dhe Vullnet.
Kerkoj Falje Familes Haradinja e Qdo Luftetari Po
Dikush maka pedor fsb tim per interesa te
Qellimshme
Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, është përballur me një koment fyes nga ish-polici serb i ish-Jugosllavisë, Milinko Babovic
Haradinaj kishte publikuar një video në Facebook, përmes së cilës kërkoi lirinë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në komentet e videos, Babovic ka fyer Haradinajn dhe luftën çlirimtare.
“O muti Glodjanit ne ko te lyftes ski guxu me dal prej shpatinave Grgocit zbarlanicit zabelji e te tjer ele ti i thu vetit trim ki vra olec e plaka nwper lymarl ele Ratis te djoh shum mire kus je ti me Ramushin e te tjer”, ka shkruar Babovic.
Komenti ka nxitur reagime të shumta, ndërsa vëmendje ka marrë edhe fakti se ai është pëlqyer nga tre persona me emra shqiptarë.
Ndaj tij ka reaguar edhe një qytetar, i cili i është kundërpërgjigjur ish-policit serb me tone të ashpra, duke e cilësuar Haradinajn “hero të gjallë” dhe duke përmendur luftën e UÇK-së./faktiditor.info



