Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se ka “përparim të kënaqshëm” drejt ratifikimit të marrëveshjes tregtare mes BE dhe SHBA.
Deklarata erdhi pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.
“Patëm një bisedë telefonike shumë të mirë me Presidentin Trump. Të dyja palët janë të angazhuara për zbatimin e marrëveshjes. Ka përparim të kënaqshëm drejt uljes së tarifave deri në fillim të korrikut”, deklaroi Von der Leyen.
Nga ana e tij, Trump bëri të ditur se i ka vendosur Bashkimit Evropian afat deri më 4 korrik për zbatimin e marrëveshjes tregtare të arritur me SHBA-në.
Marrëveshja tregtare mes dy palëve ishte finalizuar verën e kaluar në Turnberry, ndërsa në fund të marsit PE e miratoi atë me kushte.
Megjithatë, procedurat e brendshme të BE-së kërkojnë ende negociata ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Këshillit për ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes para hyrjes së saj në fuqi.


