Mamdani shpërbën njësinë e policisë në New York

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, njoftoi shpërbërjen e një njësie policore të kritikuar për përdorimin e forcës së tepërt kundër protestuesve.

Mamdani premtoi në fushatën e tij zgjedhore vitin e kaluar se do të shpërndante Grupin e Reagimit Strategjik të departamentit të policisë, një njësi antiterroriste dhjetëvjeçare që është përballur me sfida ligjore për taktikat e saj të ashpra në protestat në rrugë, duke përfshirë përdorimin e sprejit me piper nga oficerë të armatosur me pajisje për trazira dhe arrestime masive.

Mamdani tha se po krijon një grup të ri të udhëhequr nga civilët të quajtur Divizioni i Dialogut dhe De-eskalimit të Komunitetit, anëtarët e të cilit do të jenë të paarmatosur dhe nuk do të kenë kompetenca arrestimi.

Në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, ai tha se njësia e shpërbërë do të zëvendësohej pjesërisht nga një njësi e re e quajtur Divizioni i Mbështetjes së Patrullave, e cila, sipas tij, do t’i kontrollonte protestat ndryshe.

“Njujorkezët që ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar nuk duhet të përballen me të njëjtën përgjigje policore si një kërcënim terrorist”, tha kryebashkiaku në një deklaratë.

Sindikatat e policisë e kritikuan këtë vendim, duke thnë se ai do të rrezikojë sigurinë e oficerëve dhe të publikut, ndërsa grupet e të drejtave civile e mirëpritën njoftimin e Mamdanit, por shprehën shqetësimin se divizioni i ri mund të shndërrohet njëjtë si i vjetri, por vetëm me një emër të ri.