Dy bashkëkryetarët e VREDI-t Bili dhe Mexhua, sapo kanë marrë instruksionet e fundit nga “babai i tyre “krijues” i subjektit më të ri, sesi do funksionojë makina e re e quajtur VREDI me dy timonierë në garën e ngushtë politike të kampit shqiptar.

Nesër në ditën e Europës, ata thonë se do bëhen një, por megjithatë makina e tyre propagandistike do të funksionojë me dy timonierë, që herë vendos Bili per t’u kthyer djathtas, herë Mexhua që kthen papritmas majtas, në çdo dishesë që hasin rrugëve të Shkupit për të arritur shëndosh e mirë në bordellon qeveritare.

Reklame

Nga nesër, dy timonierët e VREDI-t do të kenë si detyrë mbi detyra, mbështetjen e qëndrimit të patundur të kryekomitit Micko, për mos ta hapur kushtetutën, pa marrë garanci të forta nga BE-ja se nuk do preket identiteti dhe gjuha maqedone nga kërkesat e reja të palës bullgare, paçka se identiteti shqiptar përdhoset në atë kushtetutë antishqiptare, ku qullashët e vredistë nuk guxojnë ta përmendin këtë gjëmë të madhe të përdhosjes së identitetit shqiptar para shefit te tyre Micko.

Kujt do t’i shërbejnë vredistët me krijimin e një subjekti nga pesë subjekte në një?
Sigurisht, se vetëm interesave shqiptare nuk do t’i shërbej, pasi “nusja e re” që erdhi në pallatin e bordellos qeveritare para dy vitesh nuk solli ndryshimin që kishte premtuar, por u përshtat me rolin e jetës së “shfalerkës” qeveritare ku ndryshimi mbeti një premtim i pambajtur, duke e “harruar” nëpër sirtarët e kabinetit qeveritar, si letër e zverdhur pa vlerë!

Ndaj, nga nesër dy timonieret e makinës partiake VREDI, Bili dhe Mexho, do do të engledisen nëpër rrugët e Shkupit sa për sy e faqe si anëtare të kabinetit qeveritar, por në fakt ata do t’i shërbejnë urdhrit të kryekomit Micko, duke mos guxuar të luajnë me kartën etnike të patriotizmit të tyre fals, pasi kur nuk sollën ndryshimin për dy vjet, nuk kanë për ta sjell as për katër vite të tjera!

Ndryshimi nuk vjen me dy timonierë, pasi nuk të shpien askund, eksperienca e hidhur e dështimit në dy vitet e para të pjesëmarrjes së tyre si hyzmeqarë në qeverinë e koalicionit, dështoi të sjell ndryshimin e shumëpritur nga shqiptarët.

Medai Shaholli

By admin7