Rregullohet sistem, normalizohet qarkullimi në kufirin Kosovë – Maqedoninë e Veriut

Është rikthyer funksionimi normal i sistemit për regjistrimin e hyrje/daljeve në kufirin ndërmjet Kosova dhe Maqedonia e Veriut, pas një ndërprerjeje teknike që kishte ndikuar në evidentimin e udhëtarëve dhe automjeteve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se problemi në sistemin elektronik është rregulluar dhe tashmë kalimi në pikat kufitare po zhvillohet normalisht.

Reklame

Sipas njoftimit zyrtar, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve është vënë sërish në funksion për të gjitha pikat kufitare, duke mundësuar evidentimin e rregullt të personave dhe automjeteve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në për çdo informacion shtesë lidhur me qarkullimin në kufi, ndërsa situata është stabilizuar plotësisht.

By admin1