Protestat nuk ndalen në Francë. Policia u përplas me studentët në Paris, ndërsa bllokadat e shkollave franceze vazhduan.
Lëvizja protestuese, tani në javën e tretë, ka ekspozuar tensione të thella në Francë midis kërkesave për investime në shërbimet publike dhe një qeverie nën presion për të ulur borxhin dhe deficitin.
Qindra persona janë arrestuar gjatë protestave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë arrestuar. Të rinjtë kanë shprehur shqetësim për përdorim të tepruar të forcës policore, ndërsa qeveria pezulloi përdorimin e granatave me tym, pasi një adoleshent u plagos rëndë.
Mësuesja e anglishtes, Sharlot Bobou, qëndroi së bashku me nxënësit, duke thënë se ndodhej aty “për t’i mbrojtur, teksa ata bllokonin rrugën para gjimnazit të tyre”. Ajo i përshkroi veprimet e të rinjve si një luftë paqësore për të shprehur të drejtat e tyre si nxënës.
“Reagimi i qeverisë ishte tepër i ngadaltë. Fillimisht, qeveria zgjodhi ta paraqiste situatën si një manipulim politik. Më pas pasoi ndërhyrja e ashpër e policisë dhe vetëm pas atyre 10 ditëve nisi dialogu me nxënësit e shkollave të mesme, sindikatat dhe prindërit. Kjo ndodhi tejet vonë dhe, pa dyshim, sot qeveria po e paguan çmimin e kësaj vonese, pasi ndërkohë te nxënësit e shkollave të mesme ishte rrënjosur ideja se qeveria nuk po i dëgjonte”, tha mësuesja, Charlote Beaubeau.
Të frymëzuar nga protestat në Francë, qindra të rinjë dolën në rrugë edhe në qytetin belg të Liezh.
Protestat vijnë pasi qeveria e rajonit frankofon të Belgjikës, e cila administron arsimin në gjuhën frënge, rriti tarifat vjetore të studimit në arsimin e lartë për shumicën e studentëve. Mediat lokale raportuan për qindra arrestime ditët e fundit.



