Ardhja e Hansi Flick, i ndryshoi trajektoren e karrierës ku nuk i ndali golat dhe ishte vendimtar në shumë ndeshje.
Kohët e fundit u shtuan zërat për një largim të tij në fund të sezonit, me klubet nga Arabia Saudite që u interesuan për të, por që kjo u mohua nga braziliani.
“E shoh veten te Barça për shumë vite. Kam një kontratë deri në vitin 2028 dhe nëse klubi dëshiron të flasë, jam i hapur”, u shpreh Raphinha.
Këtë sezon, ai numëron 31 paraqitje ku shënoi 19 gola dhe bëri 8 asistime.


