Dogana e Kosovës ka zbuluar mall të padeklaruar gjatë kontrollit në pikën kufitare në Han të Elezit, në një autobus me linjë Turqi-Prishtinë, përcjell TV21. Gjatë inspektimit, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda automjetit, ku ishin vendosur 27 fustane solemne dhe 2 fustane vello.
“Në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, është paraqitur një autobus me linjë Turqi–Prishtinë, me targa te huaja. Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solem dhe 2 fustane vello. Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës do të vazhdojë kontrollet e automjeteve që hyjnë në teritorin e Republikës së Kosovës dhe vepron në mënyrë aktive për parandalimin e kontrabandës”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave në Kosovë.




