“E VËRTETA GJITHMONË!” – Reagon Lirim Mehmetaj pas raportimeve për arrestimin e Gani Gecit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e ish-deputetit Gani Geci, i cili dyshohet se e ka kanosur gazetarin pas një postimi të këtij të fundit lidhur me Fatos Gecin.

Mehmetaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar shkurt: “E vërteta gjithmonë”, pa dhënë detaje të tjera rreth rastit.

Sipas raportimeve mediatike, ish-deputeti Gani Geci është arrestuar sonte nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit.

Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes dhe kualifikimi i saktë i veprës për të cilën dyshohet Geci ende nuk janë bërë të ditura.

Media Klankosova.tv ka bërë të ditur se ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim dhe informacione shtesë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishte marrë përgjigje.

Rasti pritet të sqarohet më tej nga organet kompetente.