Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka qenë pjesë e një feste të veçantë në New York, ku ka kënduar në dasmën e vëllait të këngëtares me famë botërore, Bebe Rexha.
Me muzikën e saj, Yllka ka sjellë atmosferë shqiptare në këtë festë, duke dëshmuar edhe një herë se këngët shqipe kanë vend kudo, madje edhe përtej oqeanit.
Prania e saj në këtë dasmë i ka dhënë festës një ngjyrim të veçantë shqiptar, ndërsa muzika dhe traditat tona vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e gëzimeve të familjeve shqiptare, kudo që jetojnë.



