Anita Muçaj-Haradinaj ka ndarë me ndjekësit e saj një urim të veçantë për ditëlindjen e saj.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka publikuar një fotografi familjare, të cilën e ka shoqëruar me fjalë domethënëse për vitet e jetuara dhe ato që e presin.
“Gëzuar ditëlindjen vetes sime! Gëzuar! Jo vetëm për vitet e jetuara, por edhe ato të realizuara. Gëzuar edhe për ato që do jetoj”, ka shkruar Anita.



