Arben Taravari ka deklaruar në emisionin “Debat me Fakte”, që transmetohet në portalin FaktiDitor, se beteja e ardhshme brenda VLEN-it do të zhvillohet mes Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit.
Deklarata e Taravarit vë në fokus raportet e brendshme në koalicionin VLEN dhe rivalitetin e mundshëm politik mes dy figurave të tij, Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit.
Kush do ta ketë fjalën kryesore në VLEN në zhvillimet e ardhshme? Deklarata e Taravarit hap diskutimin për raportet e forcës brenda koalicionit dhe për rolin që do të kenë dy liderët në përcaktimin e drejtimit politik të tij.
Për më shumë detaje, ndiqni intervistën e Arben Taravarit në emisionin “Debat me Fakte”, në Faktiditor.



