Taravari: VLEN-i frikësohet nga VMRO-ja, nuk mbështet një shqiptar në balotazhin e Bërvenicës!

Arben Taravari, në emisionin “Debat me Fakte”, që transmetohet në portalin FaktiDitor, ka ngritur çështje që lidhen me zhvillimet politike dhe raportet mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në fokus është edhe balotazhi në komunën e Bërvenicës, ku qëndrimi i VLEN-it ndaj mundësisë së mbështetjes së një kandidati shqiptar ngre pikëpyetje për raportet e koalicionit me VMRO-DPMNE-në.

A po ndikon partneriteti me VMRO-në në vendimet politike të VLEN-it dhe a po shmanget mbështetja për një kandidat shqiptar në Bërvenicë? Këto janë çështje që kërkojnë sqarim nga përfaqësuesit e koalicionit.

Për më shumë detaje rreth qëndrimeve dhe deklaratave të Arben Taravarit, ndiqni intervistën në emisionin “Debat me Fakte”, në Faktiditor.