Arben Taravari ka zbuluar se ka pasur kontakte me Izet Mexhitin me qëllim që ky i fundit të kalonte në Aleancën për Shqiptarët (ASH).
Deklaratën, Taravari e ka bërë gjatë një interviste në emisionin “Debat me Fakte”, që transmetohet në portalin FaktiDitor, sonte ne ora 21:00.
“Kemi pasur kontakt me z. Mexhitin që ai të kalojë në Aleancën për Shqiptarët”, është shprehur Taravari, duke folur për kontaktet politike me Izet Mexhitin.
Deklarata e tij hedh dritë mbi komunikimet politike mes dy figurave shqiptare dhe hap diskutime rreth zhvillimeve të mëparshme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Intervista e plotë me Arben Taravarin është realizuar në kuadër të emisionit “Debat me Fakte”, në Faktiditor./Faktiditor.info/



