Dy poste të lëna bosh nga Bas, Gjermania emëron ministrin e ri të Punës

Alexander Schweitzer, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPD) në landin perëndimor të Renanisë-Palatinatit, do të marrë detyrën e ministrit federal të Punës në Gjermani, duke zëvendësuar Bärbel Bas.

Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga një zëdhënës i partisë për agjencinë Reuters.

Më herët, Bas njoftoi dorëheqjen nga posti i ministres së Punës, si dhe nga detyra e bashkëkryetares së SPD-së, duke shpjeguar se i nevojitej kohë për të përballuar dhimbjen pas vdekjes së vajzës së bashkëshortit të saj nga një martesë e mëparshme.

Ajo përmendi gjithashtu sulmet e vazhdueshme publike ndaj saj, përfshirë kritikat nga radhët e partnerit të koalicionit qeverisës, në një periudhë veçanërisht të vështirë për të.