“Të mos përmenden as në shkrime as në televizione” Gani Geci thotë se me ndërmjetësues u morën vesh që Lirim Mehmetaj mos t’i përmend më

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se me ndërmjetësimin e deputetit Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj, janë takuar me babain e gazetarit Lirim Mehmetaj dhe pronarit të medias VOX Kosova, duke arritur “një marrëveshje”.

Gani Geci tha se janë pajtuar dhe zotuar që Lirim Mehmetaj dhe as anëtarët e familjes Geci të mos merren me njëri-tjetrin, as përmes shkrimeve dhe as në televizioneve.

Ky reagim i Gani Gecit erdhi një ditë pasi Lirim Mehmetaj shkroi një status në lidhje me deputetin Fatos Geci.

Ndërsa Lirim Mehmetaj ripostoi sërish statusin për Fatos Gecin, ku tha se do vazhdoj të merret me secilin analfabet që provon të gënjej.