Ambasadori Denion Meidani përcjell mesazh dashurie për shqiptarët: “Vazhdoj t’ju dua shumë!”

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shpërfaqur edhe njëherë afërsinë dhe dashurinë e tij ndaj shqiptarëve me një mesazh të veçantë të publikuar në rrjetet sociale informon Tetovasot.
“Mirëmëngjes të gjithëve! ☀️
Vazhdoj t’ju dua shumë! ❤️”, ka shkruar Meidani në postimin e tij që është mirëpritur nga shumë ndjekës.
Postimi është shoqëruar edhe me një këngë patriotike në sfond, ndërsa dominojnë pamjet me flamurin Kuq e Zi dhe mesazhe të forta shqiptare, duke përcjellë emocione patriotike dhe ndjenjë krenarie kombëtare.
Ky nuk është rasti i parë që ambasadori shqiptar përcjell mesazhe të tilla, duke dëshmuar vazhdimisht lidhjen e ngushtë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe vlerat kombëtare shqiptare.TS

By admin2