Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Sao Paulos në Brazil, duke shkaktuar një zjarr masiv që la pas një viktimë dhe tre të plagosur.
Pamjet ajrore treguan shtëpi të shkatërruara dhe re të mëdha tymi që ngriheshin mbi lagjen Jaguare, rreth 16 kilometra larg qendrës së qytetit. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit po kerkojne mes rrënojave për persona të tjerë të mundshëm të bllokuar.
Sipas departamentit zjarrfikës, shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol me gaz qe shkaterroi 10 banesa.


