Nga ceremonia hapëse e Eurovisionit, këngëtari Alis, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2026, ka ndarë një moment emocional me ndjekësit e tij në Instagram.
Ai ka publikuar një video nga “turquoise carpet”, duke e përshkruar përvojën si një ëndërr që është bërë realitet. Sipas tij, ecja në tapetin bruz të Eurovisionit ka qenë një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, një ndjesi që dikur e imagjinonte vetëm, por që tani po e jeton plotësisht.
Në mesazhin e tij, ai shpreh mirënjohje për gjithë rrugëtimin, për mbështetjen që ka marrë dhe për të gjithë ata që kanë besuar tek ai gjatë kësaj kohe.
View this post on Instagram
A post shared by Alis (@aliskallaci)
Ceremonia e hapjes shënoi zyrtarisht fillimin e javës së festivalit, ku artistët nga vendet pjesëmarrëse parakalojnë para mediave dhe publikut ndërkombëtar.
Ndërkohë, edicioni i 70-të i Eurovisionit nis sonte me gjysmëfinalen e parë. Shqipëria do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e dytë, që mbahet të enjten, më 14 maj, ndërsa finalja e madhe është planifikuar për të shtunën, më 16 maj.


