Sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.



