Osmani thirrje për bashkim rreth 113-shit të LDK-së: Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë

Osmani thirrje për bashkim rreth 113-shit të LDK-së: Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë

Ish-presidentja Vjosa Osmani e cila në këto zgjedhje do të jetë bartëse e listës së LDK’së ka reaguar pas hedhjes së shortit në të cilin LDK ka marrë numrin 113.

Reklame

Osmani ka bërë thirrje për bashkim, duke thënë se asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku, sesa kur përçahet nga brenda.

“Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda.

Prandaj, bashkohuni!

Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë.

Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë.

Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar!

By admin2