Policia marshoi në përkujtim të kolegëve të vrarë më 9 maj 2015 në Kumanovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se sot pjesëtarë të policisë kanë marrë pjesë në një marshim përkujtimor në rrugët e Kumanovës, në nderim të kolegëve të tyre të vrarë më 9 maj 2015 në Lagjen e Trimave.

Sipas MPB-së, aktiviteti është organizuar nga Klubi Atletik “Aerodrom”, ku kanë marrë pjesë dhjetëra pjesëtarë të njësive të ndryshme policore. Marshimi ka nisur nga Idrizova dhe ka vazhduar drejt Kumanovës.

Reklame

Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një aktivitet ku nuk është regjistruar asnjë incident apo ofendim ndaj qytetarëve.

MPB shton se aktivitete të tilla janë organizuar edhe më parë dhe se marshimi është zhvilluar në shoqërim të automjeteve zyrtare policore.

By admin7