Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar.
Ai ka postuar një video nga xhipi i zi.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Nesër është dita e fundit e afatit për regjistrim për të votuar nga mërgata.
Në këtë proces tejet të rëndësishëm për vendin, deri tani janë regjistruar mbi 95 mijë mërgimtarë.
Prandaj, ftoni familjarët, miqtë e dashamirët, por edhe ndihmoni ata që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes”, ka thënë Kurti.


