Filmi biografik Michael po vazhdon suksesin e jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke kaluar shifrën prej rreth 646 milionë euro në arkëtimet globale. Vetëm gjatë fundjavës së fundit, filmi ka siguruar afro 53 milionë euro nga 83 tregje ndërkombëtare, duke u rikthyer sërish në vendin e parë në box office.
Pritshmëritë janë që Michael të tejkalojë së shpejti edhe suksesin e Bohemian Rhapsody, i cili kishte arkëtuar rreth 838 milionë euro në nivel global.
Ndërkohë, edhe The Devil Wears Prada 2 po rezulton një tjetër sukses i madh në kinema. Filmi ka arritur deri tani rreth 500 milionë euro arkëtime globale, ku 162 milionë euro vijnë nga Amerika e Veriut dhe afro 340 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare. Suksesi më i madh është regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Brazil dhe Meksikë.
Edhe Sheep Detective vazhdon shfaqjen në kinema, me fitime totale prej rreth 54 milionë euro globalisht. Filmi me Hugh Jackman kishte një buxhet prej rreth 69 milionë eurosh dhe ende ka nevojë për më shumë sukses për të justifikuar investimin.


