“21 marrëveshje”, çfarë dokumentesh do të nënshkruajnë Putin dhe Xi?

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping pritet të marrin pjesë më vonë gjatë ditës në një ceremoni zyrtare nënshkrimi, ku do të mbikëqyrin firmosjen e 21 dokumenteve dypalëshe.

Sipas ndihmësit të Putinit, dy prej dokumenteve konsiderohen më të rëndësishmet dhe do të jenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. I pari lidhet me forcimin e mëtejshëm të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik mes Rusisë dhe Kinës.

Reklame

Dokumenti i dytë përqendrohet te promovimi i një bote shumëpolare dhe krijimi i një modeli të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke reflektuar afrimin politik dhe strategjik mes Moskës dhe Pekinit

Vladimir Putin mbërriti në Pekin një ditë më parë për një vizitë shtetërore, vetëm katër ditë pasi Donald Trump u largua nga Kina.

Udhëheqësi rus u prit nga Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, i cili është drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze (PKK), Ambasadori kinez në Rusi Zhang Hanhui, Ambasadori rus në Kinë Igor Morgulov dhe stafi i lartë diplomatik nga institucionet diplomatike ruse.

Putin shkëmbeu shtrëngime duarsh me ata që erdhën për ta përshëndetur. Ndërsa ecte nga korridori përgjatë qilimit të kuq, fëmijët dhe studentët brohoritën “Mirë se vini!” në kinezisht.

Presidenti rus ka deklaruar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës kanë arritur një “nivel të paparë”, ndërsa theksoi se miqësia mes dy vendeve nuk është e drejtuar kundër askujt.

Presidenti rus e përshkroi Xi Jinping si një “mik të mirë prej kohësh” dhe theksoi rëndësinë e kontakteve të rregullta të nivelit të lartë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas Putinit, Rusia dhe Kina kanë ndërtuar një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” që nga nënshkrimi i Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Miqësor 25 vite më parë.

By admin5