Pas zbatimit të urdhrit nga policia për mbylljen e vendkalimit ilegal te ura në Bit Pazar të Shkupit, situata ka eskaluar në tensione dhe përplasje me disa protestues të mbledhur në vendngjarje.
Sipas informatave jozyrtare nga persona të pranishëm, qytetarët kanë reaguar ashpër ndaj mbylljes së kalimit, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se protestuesit janë ankuar te kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, thuhet se Mexhiti ka kontaktuar kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, me kërkesë që kalimi të rihapet përkohësisht deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, ndërsa banorët e zonës insistojnë se kalimi përdoret çdo ditë nga qytetarët dhe mbyllja e tij do të vështirësonte lëvizjen në këtë pjesë të frekuentuar të Shkupit.
VIDEO: 5597560c-ccc8-4b27-ba69-aa5bc909bb6d


