Ose unë s’jam mirë ose Bashkimi Evropian?!

Nga: Urim Hasipi
Bashkimi Evropian vetëm e konfirmoi se e përkrah një qeveri izoluese, diskriminuese, anti-evropiane, një qeveri që shkel deri në palcë të drejtat e shqiptarëve, një qeveri që ka një ministër të lidhur me Serbinë, një qeveri që mjetet i harxhon vetëm në vendbanimet me shumicë maqedonase, një qeveri që e favorizon gjuhën e urrejtjes, një qeveri me retorikë nacionaliste etj…
Pra, në këtë kohë kur Bashkimi Evropian ndan buxhet prej 65.7 milion euro për këtë shtet me të gjitha nishanet i tamponuar si shtet diskriminues kjo ka një logjikë sqaruese, se ne duhet të protestojmë edhe kundër Bashkimit Evropian sepse ky union po e mbështet haptazi këtë lloj qeverisje.
Pra, mesazhi është se diskriminimi duhet të vazhdojë edhe më shumë.

Nuk e kam të qartë se si taksapaguesit Evropian lejojnë që paratë e tyre të jepen për shtete që shkelin në të gjitha mënyrat të drejtat elementare të një populli më pro evropian karshi një populli jo evropian.

Reklame

Si mund të jepen para për një qeveri që të gjitha projektet në vendbanimet me shumicë shqiptare i zhagit dhe haptas u bën opstruksione( autostrada Shkup Bllacë, qarkorja e Tetovës, rruga Tetovë -Prizren, Terminali në Jazhincë, korridori 😎, shkolla në Sellcë, nuk mbështet ndërtimin e stadiumit në Tetovë, nuk ndërton asnjë çerdhe, ato që janë ndërtuar nuk hapen, nënçmon taksapaguesit shqiptarë me Komisonin famoz të Venecias, tabelat vendosen vetëm në gjuhën maqedonase, emrat e shkollave nuk riemërohen, nuk financohet rikonstruimi i rrugës Tetovë – Jazhincë, nuk vazhdon ndërtimi i Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë, Tetova nuk ka kinema as në këtë shekull etj).
Me këtë qasje, nuk e di se si kanë votuar kaq buxhet të lartë euro deputetët për këtë shtet që në themel, në gjak, në kushtetutë, në ligje ka vetëm urrejtje patologjike për shqiptarët. Një gjë është e sigurtë se ose unë kam lujt mendsh ose Evropa ose të dy

By admin7