Bozhinovska: Po punohet me ritëm të përshpejtuar për lidhjen energjetike me rajonin, prioritet kyç – stabiliteti energjetik

Në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale u mbajt një takim sektorial,
në të cilin u shqyrtuan aktivitetet aktuale në sektorin energjetik.
Në takim, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante në fushën e
energjetikës, u diskutua për disa tema, me qëllim të realizimit në kohë të projekteve
energjetike, si dhe ndërmarrjes së masave për përballimin e sfidave në sektor.
Përfaqësuesit e ESM-së, MEPSO-s, NOMAGAS-it, si dhe përfaqësuesit e MEMO-s,
prezantuan projektet dhe aktivitetet aktuale, si dhe planet për periudhën e ardhshme.
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në takim theksoi se
prioritet kyç i Ministrisë është ruajtja e stabilitetit të sistemit energjetik, realizimi në kohë i
aktiviteteve projektuese, si dhe përmbushja e obligimeve në lidhje me Agjendën e Reformave. Si
konfirmim i punës së deritanishme të shkëlqyer të Qeverisë në këtë fushë erdhi edhe nga vetë
Komisioni Evropian. Konkretisht, sipas Komisionit, Maqedonia është më e avancuara sa i përket
Agjendës së Reformave, për çka Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65,7 milionë euro
për Maqedoninë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përkatësisht përmes
Instrumentit për Reforma dhe Rritje.
Nga ESM informuan se kanë projekte aktive të cilat janë konfirmuar në listën e
investimeve publike rrjedhëse. Njëkohësisht, u prezantuan edhe projekte që janë në
fazë inicimi dhe që shtesë duhet të përfshihen në listë. Në takim u paraqit edhe një
pasqyrë e detajuar financiare për periudhën Q1 2020–2026, e cila përfshin të hyrat,
shpenzimet dhe fitimet/humbjet, ku u theksua rezultati pozitiv financiar në tremujorin e
parë.
MEPSO informoi për rezultatin pozitiv financiar të arritur në tremujorin e parë të vitit 2026, ku
është evidentuar fitim në tremujorin e parë. Në takim u prezantuan të hyrat dhe shpenzimet për
tremujorin e parë, si dhe informata se nga janari i vitit 2026 ankandet për kapacitetet ndërkufitare
me Serbinë dhe Bullgarinë i zbaton JAO. Gjithashtu, u shqyrtua përparimi i projekteve
infrastrukturore në vijim, ndër të cilat Bitola–Elbasan, TS Ohër, East-West Corridor dhe projektet
e tjera që janë pjesë e listës projektuese të kompanisë.
Nga ana e NOMAGAS u theksua se deri më tani janë nisur dhe ndodhen në faza të ndryshme të
avancimit disa segmente të rëndësishme të rrjetit kombëtar të gazsjellësit, ndër të cilat
Kllëçovcë–Negotinë, Negotinë–Manastir dhe Shkup–Tetovë–Gostivar, ndërsa janë në zhvillim
aktivitete për zgjerim të mëtejmë drejt Kërçovës dhe rajoneve të tjera.

MEMO informoi se pritet që me nënshkrimin e Vendimit të Këshillit Ministror për njohjen
e ndërsjellë të Garancive të Origjinës të mundësohet lidhja me zonën e BE-së.
Njëkohësisht, u shqyrtuan aktivitetet lidhur me procesin e bashkimit të tregut, prioritetet
aktuale të operatorit dhe anëtarësimi i tyre i plotë juridik në AIB.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale do të vazhdojë edhe më tej me
angazhimet për sigurimin e një sistemi energjetik stabil dhe të sigurt

Reklame

By admin2