Moti gjatë ditëve në vijim pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me ndryshime të shpeshta, duke rrezikuar planet e shumë qytetarëve për fundjavën e zgjatur.
Sipas parashikimeve meteorologjike, deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, i shoqëruar me erëra mesatare deri të fuqishme nga veriu.
Gjatë ditës së sotme dhe nesër (22 dhe 23 maj), moti pritet të jetë veçanërisht i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta.
Meteorologët paralajmërojnë se në disa rajone proceset atmosferike mund të intensifikohen në formë stuhish të fuqishme, të shoqëruara me reshje intensive, bubullima, erëra të forta dhe kushte për paraqitje të breshrit.
Qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë lëvizjes dhe planifikimit të aktiviteteve në ambiente të hapura, pasi moti mund të ndryshojë shpejt brenda ditës.


